A është i akredituar Universiteti Metropolitan Tirana?
A është i akredituar Universiteti Metropolitan Tirana?
Universiteti Metropolitan Tirana është vlerësuar “Shkëlqyer” nga Agjencia Britanike e Akreditimit(QAA) për pesë vite, duke dhënë garanci për çdo student se diploma njihet brenda dhe jashtë vendit.Universiteti Metropolitan Tirana ka tre fakultete, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Fakulteti iShkencave Kompjuterike dhe IT dhe Fakulteti i Ekonomisë, duke ofruar Programe StudimiProfesionale, Programe Bachelor, Master Profesional dhe Master të Shkencave.
Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?
Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?
Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.
Sa zgjasin studime master?
Sa zgjasin studime master?
Universiteti Metropolitan Tirana ofron programe në Master Profesional dhe Master të Shkencave nëtre fakultetet. Programet e Masterit Profesional zgjasin 1 vit akademik dhe kanë 60 kredite, ndërsaprogramet e Masterit të Shkencave zgjasin 2 vite akademike dhe kanë 120 kredite.
A mund t’i transferoj studimet në UMT?
A mund t’i transferoj studimet në UMT?
Universiteti Metropolitan Tirana mirëpret çdo student i cili dëshiron të
transferojë studimet, nëpërputhje me parimet e Kartës së Bolonjës,
rregullores së UMT dhe kuadrit ligjor në fuqi. Çdostudent i interesuar
për t’u transferuar mund të dorëzojë dosjen e aplikimit në çdo kohë,
ndërkohëregjistrimet finalizohen në përputhje me datat e publikuara nga
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.
Ka mundësi për bursa?
Ka mundësi për bursa?
Universiteti Metropolitan Tirana vlerëson arritjet e çdo maturanti ekselent duke i ofruar bursëstudimi të vlefshme përgjatë gjithë ciklit të studimit, duke përmbushur kriterin e notesmesatare. Bursat e ekselencës mund të jenë 50%, 75% dhe 100%. Gjithashtu UMT ofron edhe bursatsociale për maturantët nga familje me të ardhura të kufizuara ekonomike.
Universiteti Metropolitan Tirana - Hidh hapin tend!
Cili është programi i studimit më i mirë për ju?
Universiteti Metropolitan Tirana ka përgatitur pyetjet e mëposhtme për t’ju orientuar se cila nga fushat e studimit mund t'ju përshtatet më mirë për të ndjekur studimet në universitet: